Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot në lidhje me qëndrimin e Ramës për samitin e Brukselit, ku ky i fundit konfirmoi se do të marri pjesë.
Berisha u shpreh se Rama mbështet projekte anti kombëtare duke iu referuar këtu Ballkanit të Hapur.
“Imagjinoni ju për projektin më të madh kombëtar të shqiptarëve, projekti i Shqipërisë në familjen e kombeve të zhvilluara europiane, ky zotëri me një kurajo të jashtëzakonshme nxjerr në treg këtë projekt dhe pa marrë mendimin e askujt e zëvendëson me projektin e Ballkanit të Hapur, projekt i hegjemonisë serbe në rajon dhe influencës ruse në rajon.
Pas 30 vitesh pritshmëri për t’u vendosur aty ku e kanë vendi si komb perëndimor, sot nuk thuhet si 30 vite më parë që nuk jemi as lindje as perëndim por thuhet edhe sot se do ta konsiderojmë iniciativën e Macron nga pozitat e Ballkanit të Hapur. Paraqitet Ballkani i Hapur si një front lufte. Si alternativë që Serbia të mos shkojë në luftë. Asnjë vend në botë nuk na sulmon ne pa u përballur me NATO nëse nuk sulmojmë ne para. Ne për interesa të Vuçiç duhet të merrnin vendimin dje që të mos shkohej në Bruksel dhe duhet të merrej sot për të shkuar për të përfaqësuar Ballkanin e Hapur. Nuk është luajtur më shumë Ballkanin e Hapur se në këtë periudhë”, tha Berisha.