Qeveria miratoi sot planin e menaxhimit të Pallatit të Brigadave. Elva Margariti u shpreh se aseti i “fjetur” tashmë do të “zgjohet”. Ministrja tha se forma e re e menaxhimit dhe projektet e reja do të sjellin jo vetëm restaurimin, por edhe impulsin e ri.
“Sot kemi miratuar planin e menaxhimit të Pallatit të Brigadave. Kjo vjen si nevojë jo vetëm si nevojë jo vetëm e planit që kemi për menaxhimin e siteve të ndryshme, ligji i trashëgimisë na vendos para kushteve për të zhvilluar ato monumente kulture.
Kemi parë jo vetëm pallatin në vetvete, por të gjithë potencialin e parkut për ta zhvilluar në një formë të re menaxhimi, që i sjell jo vetëm vlera të shtuara monumentit në restaurim, por mbi të gjitha pjesën e bashkëveprimin me komunitetin dhe aspektet e fjetura të një turizmi kulturor që i mungon asaj zone.
Ka një proces i gjatë konsultimi. Ka qenë një proces që është hartuar me Politeknikun, ka ardhur si rrjedhojë e nismës së Paktit për Universitetin. Ka një konsultim edhe me ministrisë, dhe sot do i hapet rruga projekteve, të restaurimit dhe parkut, që do i japë një impuls pozitiv zhvillimit të zonës” tha ministrja e Kulturës. Megjithatë mungojnë detajet si do të bëhet dhe kush do ta bëjë.
E pyetur nëse do zonë do të ndërtohen vila apo resorte luksoze në Butrint, sikur akuzon Sali Berisha, ministrja Margariti tha se do të ndërtohet vetëm një qendër vizitorësh.
“Plani i Butrintit ka vendosur në vëmendje për rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura, aty ku kanë humbur statusin. Zona e hequr prej 800 hektarësh është zona e Ksamilit, që shpesh e kemi quajtur Bathorja e Butrintit. Kjo është një zonë e deklaruar dhe me potenciale arkeologjike.
Nga 2014 e më pas kemi vendosur një kuadër të qartë ligjor, ku kemi parë mungesën e potencialit. Nuk prekim asgjë që ka vlera mjedisore ose arkeologjike. Sa i përket zonës së Manastirit, ajo vazhdon e ka të njëjtin status, është status i një objekti fetar. Nuk ka rishikime të zonës për të hapur rrugën këtyre veprimeve.
Sa i përket planit të menaxhimit, ndërtime në zonë nuk do të ketë, përveçse shikimit për qendrën e vizitorëve, që është një aset i munguar dhe i nevojshëm. Si i tillë do të shihet brenda të gjitha kritereve. Synimi ynë është ta kthejmë parkun në një park karbon-free”, u shpreh ministrja.