-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytjet në Kinë detyrojnë evakuimin e dhjetëra mijëra personave

Kryesoret

Përmbytjet e mëdha kanë detyruar evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve në Kinën jugore, ndërsa pritet të ketë më shumë reshje shiu.

Qendra prodhuese e Guangdong pezulloi mësimin, punën në zyrë dhe transportin publik mes rritjes së ujërave dhe kërcënimit të rrëshqitjeve të dheut. Në provincën fqinje të Jiangxi, pothuajse 500 mijë njerëz kanë pësuar dëme në shtëpitë e tyre.

Përafërsisht i njëjti numër është prekur në Guangdong, kryesisht në qytetet Shaoguan, Heyuan dhe Meizhou.

Reshjet e dendura të shiut kanë shembur rrugët në disa pjesë të qyteteve dhe kanë rrënuar shtëpi, vetura dhe të mbjella, ndërsa në ditët në vijim parashikohen të tjera shira.

Autoritetet kineze lëshuan të dielën alarmin e parë të kuq të vitit, paralajmërimin më të ashpër, për rrëketë e mundshme malore. Në provincën Zhejiang pak më larg në veri, ekuipazhet e shpëtimit me varka të fryra nxorën jashtë banorët e bllokuar në shtëpitë e tyre në fshatrat e përmbytura.

Kina përjeton rregullisht përmbytje gjatë muajve të verës, më shpesh në zonat qendrore dhe jugore që priren të kenë më shumë reshje.

Përmbytjet e këtij viti janë më të këqijat në dekada në disa zona dhe vijnë në krye të rregulloreve strikte COVId-19 që kanë mbytur udhëtimin, punësimin dhe jetën e zakonshme në pjesën më të madhe të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit