-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptari niset nga Durrësi drejt Italisë me 1 mln euro heroinë

Kryesoret

Një sasi heroine është sekuestruar në Ankona të Italisë nga policia, ndërsa në pranga ka rënë një 50-vjeçar shqiptar si transportues i lëndës narkotike.

I arrestuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte nisur nga Porti i Durrësit me destinacion Italinë. 50-vjeçari udhëtonte me një makinë Mercedes, sipas shtypit italian, dhe droga ishte fshehur në sediljet e pasme të automjetit.

Nga kontrollet e autoriteteve italiane u gjetën dhe sekuestruan 24 kg heroinë e ndarë në 43 pako, që nëse hidhej në treg do të kapte një vlerë rreth 1 milion Euro.

Prokurorja italiane dyshon se i arrestuari është vetëm një korrier i kësaj sasie të konsiderueshme heroine.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit