-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-polici i kufirit kapet me heroinë në Itali

Kryesoret

Fatos Hasku është ish-efektivi i policisë së shtetit që u arrestua me 24 kg heroinë me vlerë 1 mln euro në Itali.

Në 2017 Hasku ishte dyshuar për trafik droge dhe në muajin, pra pak javë më parë ishte larguar nga detyra.

Droga u sekuestrua në Ankona, ku u arrestua 50-vjeçari shqiptar si transportues i lëndës narkotike.

I arrestuari ishte nisur nga Porti i Durrësit me destinacion Italinë. 50-vjeçari udhëtonte me një makinë Mercedes dhe droga ishte fshehur në sediljet e pasme të automjetit.

Nga kontrollet e autoriteteve italiane u gjetën dhe sekuestruan 24 kg heroinë e ndarë në 43 pako, që nëse hidhej në treg do të kapte një vlerë rreth 1 milion Euro.

Prokurorja italiane dyshon se i arrestuari është vetëm një korrier i kësaj sasie të konsiderueshme heroine.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit