Sali Berisha, pasi një ditë më parë deklaroi se do të organizojë protestë kundër qeverisë më 7 korrik, u bëri thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje masive.
Kreu i PD theksoi se shqiptarët duhet t’i dalin zot vetes dhe të mbushin sheshin kundër qeverisë së Ramës.
“Sirenat e alarmit për Shqipërinë në rrezik po bien në të katër anët e vendit.
Mbrëmë në një tryezë me drejtues, aktivistë të shoqërisë civile, personalitete të mirënjohur në këtë fushë, mendoj se kryefjala e asaj tryeze të jashtëzakonshme, të paparë ndonjëherë, ishte një dhe vetëm një: protestë, protestë dhe vetëm protestë.
Qytetarët shqiptarë, duke filluar nga interesi i tyre kombëtar, tek shëndeti, vendi i punës, xhepat e tyre, ndjejnë se janë në rrezik të madh, ndjejnë një thirrje të brendshme se duhet me çdo kusht t’i dalin zot vetes, të marrin në dorë fatin e tyre dhe të fëmijëve të tyre.
Kjo protestë është e hapur për të gjithë shqiptarët dhe është në 7 korrik në ora 7 e darkës. Në Tiranë, në sheshin e saj më të mëdha. Tirana e tëra do derdhet…
Para shqiptarëve në radhë të parë dhe do të protestohet ndaj qeverisë, parlamentit. Mund t’u them se me vendosjen e monizmit, dhe zhdukjen e check and balance, kushtetutshmëria ka rënë.
Do vendoset nëse do jetë protesta e vetme gjatë verës. Aty buroi nga shpirti i pjesëmarrësve një koalicion i paparë me shoqërinë civile.
Me drejtuesit e lartë të PD është konsultuar data e protestës, por data i është lënë nderi, sepse kishte një takim me shoqërinë civile, dhe kjo nuk është vetëm protestë e PD, por e PD dhe shoqërisë civile. Duhej që data të gjente një miratim të plotë nga shoqëria civile. Ju e patë se si u duartrokit.
Rama nuk është larguar, por do të largohet”, tha Berisha.