Vjosa Berisha është ndarë nga jeta ditën e sotme (23 qershor) në spitalin University College Hospital në Londër, pas një beteje disamujore me kancerin e vezoreve.
Lajmin e trishtë e dha bashkëshorti i saj, Fatos Berisha në një postim në Instagram ku shkroi: “Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër.
Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë”.
Producentja u diagnostikua me sëmundjen e rëndë në mars 2021 dhe iu nënshtrua operacionit për heqjen e kancerit, por se ka fituar dot “luftën”.
Gjatë një interviste në tetor të vitit të kaluar rrëfeu momentin kur zbuloi lajmin e trishtë, teksa u shpreh se ishte shokuese për të dhe familjarët e saj.
Producentja u diagnostikua me sëmundjen e rëndë në mars 2021 dhe iu nënshtrua operacionit për heqjen e kancerit, por se ka fituar dot “luftën”.
“Në mars të këtij viti zbulova se isha me kancer në vezore. Ishte moment i vështirë, si për mua, ashtu edhe për Fatosin, Lekën dhe prindërit e mi. Nuk i kemi treguar në fillim. Pas konsultave, më thanë që duhej të operohesha. Jam njeri praktik në jetë dhe tek sëmundjet, duhet të shohësh të gjesh zgjidhjen. Kur më tha mjeku që duhet të operohem thashë: Ok, të shohim ku mund të gjendet zgjidhja, ku të gjejmë financat, si ta bëjmë. Ishte shok për familjarët e mi, por unë i thashë që përqendrohuni në gjërat e tjera, se duhet të kryhet kjo.
Më 7 prill bëra operacionin, shkoi me sukses. S’kishte përhapje të kancerit, mbas operacionit kam filluar kimioterapi. Mendoj se është një sëmundje si të tjerat, fatmirësisht në ditët e sotme kurohen. Duhet trajtohet si çdo sëmundje tjetër, të kenë kujdes me ushqimin, ta marrin me sportivitet dhe të dëgjojnë këshillat e mjekut. Ti bën atë që mundesh të bësh, gjë tjetër s’ke çfarë bën”, tha ajo në intervistën për “Prive” në muajin tetor.
Vjosa Berisha rrëfeu gjatë intervistën njohjen me bashkëshortin, producentin Fatos Berisha, me të cilin ka një djalë, Lekën.
Ajo u shpreh se sapo ishte kthyer nga Londra kur u takuan së bashku dhe brenda 1 viti dashuria e tyre u kurorëzua në martesë.
Producentja tregoi se kishin 28 vite së bashku dhe “dhënia e hapësirës ndaj njëri-tjetrit” ishtesekreti i jetëgjatësisë së martesës së tyre.
Figurat politike, publike, kolegët e Vjosës, janë shprehur të tronditur me vdekjen e papritur të saj, ndërsa nuk kanë ngurruar që ngushëllimet t’i ndajnë me publikun në mediat sociale.
Këngëtari, Dren Abazi ka qenë ndër të parët që ka reaguar duke thënë: “Fatos, me pikelloi shume ky lajm! Bonu i forte. Ngushëllime të sinqerta”
Reagim ka bërë edhe moderatorja Xheraldina Vula, e cila përmes një postimi në Instagram, i dha lamtumirën e fundit Vjosës.
“Lamtumire Vjoski, lamtumire dashnia jone ne karantine”.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ku mes tjerash thuhej se “nuk e humbëm vetëm një artiste, por humbëm një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për kulturën e re të vendit tonë”.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të regjisores dhe producentes, Vjosa Berisha. Ikja e parakohshme ka ndalur përgjysmë veprimtarinë e saj artistike, menaxheriale dhe kjo lë zbrazëti shumë të madhe në artin dhe kulturën e vendit tonë” ka shkruar MKRS.
Një reagim për vdekjen e regjisores e ka bërë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili ndihet i pikëlluar.
“U mërzita shumë kur dëgjova sot për vdekjen e Vjosa Berishës. Ajo ishte kryetarja e Chevening Kosovo dhe ishte gjithmonë kënaqësi ta takoja, të flisnim për punën e saj dhe çfarë mund të bënim më shumë për të promovuar Britanisë së Madhe”, ka shkruar ai.
Edhe kryetari i Bashkisë Tiranë ka ngushëlluar familjen e Berishës.
Lamtumirë Vjosa jonë e dashur”. Vjosa Berisha ishte themeluese e festivalit PriFilmFest.
E diplomuar në master të Arteve në Media dhe Komunikim nga Universiteti i Westminster, Londër në Mbretërinë e Bashkuar dhe me një diplomë pasuniversitare në Diplomaci Bashkëkohore nga Universiteti i Maltës, në Maltë, Vjosa Berisha ka pasur përvojë mbi 20 vjet në industrinë e filmit.