Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot qeverinë se i ka dhënë ministres Olta Xhaçka prona publike në jug me statusin e investitorit strategjik. Por Taulant Balla tha se ish-kryeministri ka grabitur prona në Dhërmi, Gjirin e Lalzit dhe kompleksin Partizani në Tiranë.
“Si ka mundësi që ky është pronar tokash në Dhërmi apo në Gjirin e Lalzit, sepse unë e di që është nga Viçidoli ky.
Datën e lindjes e ndryshoi nga Korriku, e çoi në tetor që ta kishte afër me shokun e Enver. Ky grabitësi i pronave vodhi kompleksin Partizani.
Nesër SPAK-ut do i çoj dokumente shtesë. Ky nuk është PD-ja, por një mbetje e regjimit komunist, që i ka shërbyer UDB-së. Një non grate, në këtë kuvend të mos i jepet kurrë fjala asnjëherë. Foltorja do të ishte mirë të mos bëhej pis” tha Balla.