Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit u ka bërë thirrje shqiptarëve që të ngrihen dhe të bashkohen me PD-në në protestën e 7 korrikut për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.
“Ju bëj thirrje qytetarëve dhe bizneseve, profesionistëve që të bashkohen me protestën e 7 korrikut në Tiranë. Bashkohuni me ne, sepse ky zotëri ka vetëm një qëllim, falimentimin dhe largimin tuaj nga Shqipëria.
Një thirrje vëllazërore e kam për emigrantët, bashkohuni me protestën. Cdo emigrant duhet të ketë të drejtë të votojë. Emigrantët kanë në Shqipëri vëllezër dhe motra, duhet të jenë ata në protestë në 7 korrik.
Vetëm protesta do të ishte përgjigja e merituar. Për pronarët bëj autokritikë, por u bëj thirrje të bashkohen me ne” tha ai.
Në momentin që po fliste Sali Berisha në Kuvend u fut Lulzim Basha, teksa kamerat e fokusuan duke e dëgjuar, por nuk dihet nëse do i bashkohet protestës së 7 korrikut.