Në konferencën për mediat pas samitit të BE-së, Edi Rama kërkoi nga Brukseli që të liberalizojë vizat për Kosovën, e cila sipas tij, në kohën e Millosheviçit kur ishte e pushtuar, shqiptarët lëviznin të lirë, ndërsa tashmë, tha ai, ata që e çliruan po e mbajnë peng.
“U thasë se Vladimir Putin është shumë sëmurë, ai mund të jetë sëmurë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm. Ne nuk do të presim Godonë. Më vinte kaq keq për ca njerëz optimistë dje, që po shkruanin “po ja dalim”. Nuk erdha këtu me idenë se do të ndodhte diçka. Kërkova mbështetje për Ballkanin e Hapur, edhe këtë janë të ndarë, a thua se do të jetojnë në Ballkan, për cfarë bëjmë ne në hapësirën tonë.
Dashamirës janë. Është një vend i mirë, janë njerëz shumë të mirë, fotot dhe fjalët, do të ishte edhe më bukur nëse do të realizonit fjalët, por ne nuk do të heqim dorë. U shpreha dy gjëra shumë të rëndësishme; ka një pengmarrje në proces, që qytetarët e Kosovës nuk lejohen që të lëvizin të lirë në Europë. Dhe u thashë, a mund ta përfytyroni, ishin nën diktaturën Jugosllave dhe mund të shkonin në Gjermani dhe kështu me radhë, por që kur u çliruan, çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng, kjo është çmenduri dhe e turpshme“.
Më pas Edi Rama mbrojti Serbinë nga presioni i BE-së që nuk i është bashkuar sanksioneve totale kundër Rusisë pas luftës në Ukrainë. “M’u desh të shprehja diçka dhe ndihem i keqardhur, Serbia është në një pozicion mjaft ndryshe, një realitet ndryshe. U përpoqa të shpjegoj që flasim për një vend që popullariteti i Putin është 80% dhe opinioni nuk është kaq i prirur të vrapojë drejt Brukselit, por jashtë cdo pritshmërie, por edhe simes, pasi as nuk e telefonova Aleksandrin (Vucic), tre herë janë harmonizuar me BE-në dhe Perëndimin duke votuar kundër Rusisë.
E kuptoj kërkesën për të ecur më para por nuk e kuptoj çuarjen e gjërave në kufi në raport me sanksione. Serbia nuk është në pozicion për të realizuar kaq shumë kaq shpejt dhe çuarja deri në kufi do të japë efektin e kundërt dhe ajo që do të ketë kosto do të jetë axhenda e Serbisë. Ne nuk duam një luftë, ne nuk kemi nevojë për konflikt për gjakderdhje në rajonin tonë, ndaj duam të ecim përpara dhe ua thashë, le ta mbajmë kështu” tha Rama.