-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si u bëre investitore? Xhaçka-Shehajt: Injorant! Burri im po bën hotel me 5 yje me djersë

Kryesoret

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka i është përgjigjur sot deputetit Agron Shehaj që kërkoi interpelancë me Edi Ramën për të shpjeguar si e përfitoi statusin e investitorit strategjik burri i saj. Deputetja socialiste u shpreh se nuk ka përfituar asgjë nga shteti veç prioritetin e vendosjes së shezlongëve në bregdet, përballë hotelit me 5 yje që do të ndërtojë burri i saj. Xhaçka u shpreh se burri i saj, ish-deputeti Artan Gaçi ka 30 vite që merret me biznes.

Nuk kam asgjë për të fshehur. Nuk kam shkelur asnjë ligj, as unë, as bashkëshorti dhe as kryeministri dhe nuk jam në konflikt interesi as unë dhe askush. Këtë e dinë mirë edhe kolegët e opozitës, kam dyshime, por këtë e di edhe kolegu, por nëse nuk e di do të ishte mirë të merrte një jurist që t’ja shpjegonte. Të bësh oponencën e qeverisë dhe të mos kuptosh ligjet. Që nuk jam në konflikt interesi nuk e them vetëm unë.

Këtë e thotë ligji, e ka thënë gjykata Kushtetuese, e ka thënë ILDKPKI dhe një përfaqësues seriozi i popullit, minimumi duhet të bënte detyrat e shtëpisë përpara se të merrte këtë kohë. Burri im ka zgjedhur që të merret me biznes, kjo është rruga që ka zgjedhur shumë përpara se të hynte në politikë, që prej 1991, plot 30 vite më parë dhe kush e njeh këtë qytet e njeh këtë fakt.

Burri im e ka nisur si emigrant në Itali dhe pas 30 vitesh biznes është angazhuar, sot të bëjë një investim serioz, hotel me 5 yje në jug. Kur qytetarët dëgjojnë zotin Shehaj që ulëret, u lind e drejta të mendojnë se këtu po bëhet nami. Ky është një investim tërësisht privat në një truall tërësisht privat, nuk është përfituar asnjë truall dhe qindarkë nga prona publike. Si investitor strategjik nuk ka përfituar asgjë përveç sigurisë juridike për të pasur përparësi për lidhjen e kontratës për vendosjen e shezlongëve kundrejt tarifave.

Një kontratë 1 vjeçare që duhet rinovuar cdo vit, që do ta marrë njëlloj si 1356 subjekte të tjera që shërbejnë nga Velipoja në Ksamil. Me pak fjalë si investitor që po investon miliona, që do të punësojë me dhjetëra turistë, ka përfituar të drejtën për të vendosur shezlongë në plazh. Dua të korrigjoj injorancën e disave këtu, përfitues i bregdetit do të thotë duke përfituar nga mundësitë që ofron bregdeti” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit