Regjisorja e njohur Vjosa Berisha është ndarë sot nga jeta pas një beteje të gjatë që ajo pati me kancerin.
Menjëherë pas kësaj humbjeje kanë ardhur disa reagime nga artistë shqiptarë, të cilët kanë shprehur trishtim e tyre për humbjen e Berishës.
Moderatorja Arbana Osmani ka shkruar se ndihet tejet e pikëlluar për largimin nga jeta të mikes së saj.

Po ashtu dhe këngëtarja Dafina Zeqiri, ka shprehur ngushëllimet e saj duke publikuar një pjesë nga bisedat me regjisoren.
Yll Limani ka publikuar një foto të regjisores shoqëruar me disa zemra të thyera.