-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani takim me kancelarin austriak: Një mbështetje e madhe për ne

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të BE-së, Ballkani Perëndimor në Bruksel është takuar me kancelarin austriak, Karl Nehammer.

Ajo tha se bashkë me të do ta rrisin mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën brenda Bashkimit Europian, derisa u shpreh mirënjohëse për punën e tij në këtë drejtim.

“Në takim me Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, e falenderova për punën e tij të palodhshme dhe mbështetjen e qartë të Austrisë pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe për integrimin sa më të shpejtë të rajonit tonë ne BE. Së bashku, do të rrisim përkrahjen përbrenda Bashkimit Evropian, në mënyrë që qytetarët e Kosovës më në fund të lëvizin të lirë”, ka shkruar Osmani.

Nehammer edhe gjatë vizitës së tij në Prishtinë e pati theksuar mbështetjen për heqjen e izolimit për qytetarët e Kosovës dhe perspektivën europiane të kësaj të fundit.

Pas përfundimit të samitit, Osmani tha se ka marrë deklarata mbështetëse edhe nga shtetet që më parë kanë qenë hezituese, por tha se këtë mbështetje shtetet anëtare duhet ta kthejnë në hapa konkretë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit