Kryeministri Rama ka reaguar pak para nisjes së samitit të BE-së, duke thënë se sot është një ditë e re për Europën, por jo për Bullgarinë.
“Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence!”, shkruan Rama në Twitter.
Mes dyshimeve dhe deklaratave për bojkot të këtij samiti, Edi Rama ka qenë ndër liderët e parë që ka mbërritur në Bruksel mëngjesin e së enjtes, aty ku ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtër për mediat e pranishme.