-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet për Këlliçin, Patozi: E kanë futur si murgeshë në shtëpi publike

Kryesoret

Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi ka reaguar për sulmet e vazhdueshme që po i bëhen nga vet PD-ja, Belind Këlliçit.

Patozi e ka konsideruar Këlliçin si më normalin e grupit të Foltores dhe se ai po sulmohet vetëm se nuk i përket anomalisë së PD-së. Po ashtu ai ka shtuar se Këlliçi brenda partisë është njësoj si një murgeshë në shtëpi publike që herë pas here do e quajnë dhe prostitutë.

Posti i Patozit

TË GJITHA “KRIMET” E BELIND KËLLIÇIT

Më dhimbset shumë Belind Këlliçi, tek e shoh të goditur e të sulmuar nga të gjitha krahët, pikërisht prej asaj ane, ku ai vetë ka pritur që t’i vinin, në mos gradat, të paktën duartrokitjet.

E marr me mend dhe habinë apo hutimin e tij, sidomos në fillim, por jam i sigurt se ai edhe tani është ende i paqartë për arsyet e këtij rrebeshi të furishëm në mes të verës.

Dhe pyetja është se çfarë ka bërë Belindi i shkretë që të meritojë kaq shumë vemendje dhe armiqësi brenda llojit në një kohë kaq të shkurtër, në kushtet e një thatësire politike, kur foltores i nevojitej çdo kuakje bretkose, prej çfarëdo pellgu që të vinte. Sepse mendoj që ajo nuk e ka luksin të zgjedhë në korin përherë e më të rralluar të dishepujve të saj.

Belindi nuk ka dashur apo nuk ka pasur mundësi që të tregojë ndonjë aftësi apo cen të veçantë deri tani, përveç pranimit pa vërtetim të revolucionit paqësor dhe të rikthimit të pluralizmit politik në Shqipëri, si filozofi udhërrëfyese e foltores.

Që do të thotë se nuk e akuzon sot për ndonjë gabim, për të cilin duhet të paguajë faturën, por edhe nuk mund t’i gjesh ndonjë vlerë të veçantë, që ta përfytyrosh qoftë edhe për një çast si udhëheqës të perspektivës.

Të paktën deri tani ai as nuk ka tradhtuar kënd, por ndoshta as i ka mbajtur kujt karrigen në parlament apo diku tjetër para se të ulet. Dhe mbi të gjitha mund të quhet si një politikan të ri, që ndoshta nuk i vjen mbarë të përdorë atë arsenalin e vrazhdë të retorikës politike për kundërshtarin e sidomos për armikun e brendshëm, që është edhe identiteti i formacionit, ku ai bën pjesë që nga fillimi.

Dhe paradoksi është se pikërisht kjo CV politike gati e panjollë është kthyer në një hall shumë shqetësues për Belind Këlliçin. Sepse normaliteti kthehet në problem të madh, kur i gjithë mjedisi është me dominancë anormale.

Është njësoj si të fusësh murgeshën në një shtëpi publike. Është e sigurt që do ta konsiderojnë në çast si më të përdalën dhe për pasojë edhe më të padëshirueshmen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit