-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Varhelyi nuk dorëzohet, kërkon votën e Bullgarisë për Ballkanin Perëndimor në limite

Kryesoret

Me anë të një postimi në Twitter, në prag të nisjes së Samitit në Bruksel, Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë pranë BE, Oliver Varhelyi, i ka bërë thirrje Bullgarisë të miratojë sot propozimet për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ky i fundit thekson se BE i merr shumë seriozisht shqetësimet bullgare, ndërkohë që pritet që Bullgaria të miratojë propozimin për Maqedoninë e Veriut. Mes të tjerash ai i bëri thirrje palëve të përmbushin angazhimin e tyre.

“Ne i bëjmë thirrje Parlamentit dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe ta vendosin propozimin në dhe në axhendën e Kuvendit për miratim sot siç është propozuar. Opozita #GERB @BoykoBorissov tashmë ka treguar lidership duke e hedhur propozimin në tryezë. Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë. BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Momenti për vendime të përgjegjshme është tani. #Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë #Europian. Së bashku do të jemi më të fortë.”, thuhet në mesazhin e Varhelyit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit