-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

3 mënyra për ta mbajtur gjithmonë të karikuar trurin tuaj

Kryesoret

Eshtë e çuditshme mënyra sesi funksionon truri ynë. Studimet kanë treguar se njerëzit gabimisht besojnë se truri ynë është i pavarur, racional dhe një makineri që vetëm mendon, kur në fakt ai ka një qëllim komplet tjetër!

Sipas ekspertëve qëllimi kryesor i trurit është të rregullojë sistemet e trupit tonë për të na mbajtur gjallë. Kjo do të thotë se gjithçka që truri ynë bën- shikimin, të menduarit, ndjesitë- e bën në funksion me qëllimin kryesor për të mbajtur zemrën gjallë, për të zgjeruar mushkëritë tona dhe mirëfunksionimin e qelizave. Zakonisht, ky proces njihet si buxhetimi i trupit.

Po si mund ta ndihmojnë ne trurin të funksionojë 100% për ta bërë siç duhet “buxhetimin e trupit”?

  1. Përpiqu ta kesh të qartë personin që do të jesh

Duke qenë se jemi qënie sociale, vetvetiu ne kujdesemi për trurin e njëri-tjetrit. Kjo do të thotë se ajo që ne themi dhe mënyra sesi e themi ndikon tek sistemi nervor i të tjerëve rreth nesh. Pra, secili duhet ta ketë të qartë si do të jetë. Dikush që mbush me energji apo që mbyt trurin e të tjerëve.

  1. Jepi prioritet produktivitetit

Truri yt është një organ parashikues. Përfytyroni trurin të bllokuar në një kuti të errët (le ta quajmë kështu kafkën tuaj) dhe se është në gjendje të marrë vetëm informacion rreth rezultateve që shpalosen rreth jush nëpërmjet shqisave tuaja. Këto përfshijnë dritën nëpërmjet syve, ndryshimet e presionit të ajrit nëpërmjet veshëve, ndryshimet në përqendrimet kimike në ajër nëpërmjet hundës, e kështu me radhë. Kur dëgjon një zhurmë të fortë, çfarë do të thotë? Po përplas derën e makinës? Një kuti po hidhej? Një e shtënë?

Duke e bërë veten njeri të besueshëm dhe të parashikueshëm për të tjerët- duke ndarë objektiva, duke qenë i sjellshëm dhe i kujdesshëm- ti rrjedhimisht bëhesh më produktiv dhe trupi yt ka më shumë energji për të “buxhetuar gjithë funksionet e tij”.

  1. Kushtoji vëmendje ndodhive shoqërore

Truri merr pjesë në mënyrë aktive dhe vullnetarisht në një botë të krijuar nga shoqëritë. Për shembull, disa copa të vogla letre janë të vlefshme vetëm për shkak se ne kemi rënë dakord të gjithë se ato do të përfaqësojnë “paranë” ose ne jemi dakord se një person i caktuar është një “udhëheqës” dhe t’u japë atyre një titull si “CEO” për t’i dhënë pushtet social. Në të mirë të njohurive tona, vetëm truri i njeriut bashkë-krijon realitete sociale përmes aftësive të tij si:

  1. Kreativitetit
  2. Komunikimit

3.Imitimit

  1. Ndërveprimit/bashkëpunimit
  2. Krahasimit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit