-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksioni i Policisë në shkollat e Ferizajt, Nagavci: Po e trajtojmë çështjen me prioritet

Kryesoret

Një aksion i Policisë së Kosovës rreth shkollave në Ferizaj, këtë të premte, ka rezultuar me sekuestrimin e disa armëve të zjarrit, thikave dhe armëve të tjera të ftohta. Lidhur me këtë është deklaruar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila përmes një statusi në rrjetin e saj social në Facebook, ka njoftuar se këtë çështje janë duke e trajtuar me prioritet.

“Nga ky aksion dhe këto gjetje mësojmë nevojën urgjente për reflektim në shoqërinë tonë sa i përket gjendjes dhe sigurisë së nxënësve, përkatësisht fëmijëve tanë”, ka shkruar Nagavci.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se kanë themeluar Forumin Nacional për Shkolla Miqësore, i cili do të përcjellë situatën e sigurisë në shkolla.

Megjithatë, ka thënë se roli i mësimdhënësve në edukim është kyç, “duke qenë se janë ata pika e parë e kontaktit me fëmijët në shkollë”.

“Por, menaxhmentet e shkollave dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, duhet të jenë më të përgjegjshme dhe të adresojnë shqetësimet që kanë të bëjnë me sigurinë e nxënësve”.

Tutje, Nagavci ka shtuar se janë duke punuar në mënyrë që të bëhen ndryshime strukturore në sistemi edukativ dhe arsimor.

“Por, fenomene si kjo nuk presin ndikimin afatgjatë të politikave arsimore. Duke qenë e vetëdijshme se ne ballafaqohemi me situata të vështira individuale, familjare, sociale e  ekonomike, por, ju lutem prindërve që të mbajnë fokusin te fëmijët dhe të sigurohen se çdo gjë është në rregull me ta”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit