Artistja shqiptare me famë internacionale, Rita Ora, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
Bëhet fjalë për këngën e re “Barricades”, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me artistin e famshëm nga Belgjika, Netsky.
Kënga është publikuar edhe me video klip, në të cilin, artistja 31 vjeçare, Ora, shfaqet me kostume ngjyrë ari të përbërë nga gurë të vegjël.
“Barricades” është mirëpritur nga fansat dhe për vetëm pak orë pas publikimit të projektit në platformën YouTube, ka arritur të grumbullojë mbi 20 mijë klikime.
Pos klikimeve, projekti ka rezervuar edhe kritika pozitive, ndërsa komentuesit shprehën pëlqimin e tyre për koordinimin e artistëve brenda një kënge të përbashkët.