Zyrtari i Ambasadës Amerikane në Tiranë, Demian Smith u shpreh sot se epoka e re e sistemit të drejtësisë duhet t’u shpërbejë qytetarëve duke ndëshkuar korrupsionin dhe krimin. Referuar zyrtarëve që janë arrestuar, zyrtari i SHBA-së thotë se ky është vetëm fillimi.
“Shqiptarët kanë filluar të shikojnë rezultate nga arrestimi i politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe kriminelëve të krimit të organizuar.
Ne po fillojmë të shohim një epokë të re ku sistemi mund ti shërbejë shqiptarëve dhe jo vetëm politikanëve dhe personave që janë të pasur apo të lidhur në krim.
Ky është një fillim dhe më shumë duhet bërë, është po kaq e rëndësishme që ta përdorni për llogari të qytetareve tuaj.
SHBA ju inkurajojnë që të vazhdoni me punën pavarësisht pengesave që hasni. Po shohim efektin e një sistemi më të pasur drejtësie”, tha Demian Smith.
I ngarkuar me punë i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Alexis Hupin u shpreh i zhgënjyer për atë që ndodhi një ditë më parë në Bruksel, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, sërish nuk morën dritën jeshile për hapjen e negociatave. Kjo për shkak të vetos bullgare.
Në fjalën e tij të mbajtur në një aktivitet të organizuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Hupin citoi kryeministrin Rama duke thënë se anëtarësimi në BE është një fe. Sipas tij edhe reforma në drejtësi është një fe.
“Reforma në drejtësi shëmbëllen atë që procesi i anëtarësimit në BE është një proces i gjatë dhe i mundimshëm që kam pritur ndonjëherë, është edhe dëshpërues, siç dëshmuam edhe dje.
Sic e thotë edhe kryeministri, anëtarësimi në BE është një fe. Edhe reforma në drejtësi është po kështu një fe dhe të gjithë në jemi dishepuj të kësaj feje.
Është me rendësi që të bëjmë bashkë profesionistet e shteteve anëtarë dhe ato që janë kandidatë për të shkëmbyer mendimet dhe për të parë si mund të çojmë bashkë vlerat dhe të përmirësojmë sundimin e ligjit”, u shpreh zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian.