Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov,sipas mediave ruse ka deklaruar se BE dhe NATO po përgatitet për luftë kundër Rusisë.
Sipas tij ata po krijojnë një aleancë, për të bërë një luftë kundër Rusisë, duke shtuar se edhe Adolf Hitleri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore mblodhi një numër të konsiderueshëm vendesh evropiane nën flamurin e tij për një luftë kundër Bashkimit Sovjetik.
“Ne do të vëzhgojmë nga afër situatën,” shtoi Lavrov, teksa po fliste në një konferencë shtypi në Baku pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov.