Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e së enjtes në rrugën e vjetër nacionale Lezhë-Milot, pranë fshatit Tresh, ku një makinë humbi kontrollin dhe përfundoi në një lokal.
Bëhet e ditur se drejtuese e automjetit ishte një mësuese, e cila gjatë aksidentit përplasi edhe një 60-vjeçar, i cili po konsumonte kafen e mëngjesit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se drejtuesja e automjetit sapo kishte marrë patentën, ndërsa makinën ia kishte marrë një kolegut të saj.
Drejtuesja e automjetit u shoqërua në polici, ku dha sqarimet e saj rreth ngjarjes dhe më pas u la e lirë.