-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot pritet fillimi i zbatimit të marrëveshjes për energjinë Kosovë-Serbi

Kryesoret

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë pritet që të premten të diskutojë licencën për kompaninë “Elektrosever”, që pritet të menaxhojë sistemin energjetik në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe.

Licencimi i kësaj kompanie do të shënojë edhe fillimin e jetësimit të udhërrëfyesit të dakorduar një ditë më parë në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel rreth zbatimit të marrëveshjes për energjinë, që pritet t’i jap fund mospagesës së energjisë në atë zonë që nga përfundimi i luftës.

Dakordimi që u mirëprit nga autoritetet vendase e ndërkombëtare megjithatë ngjalli debate të ashpra mes pushtetit dhe opozitës në parlamentin e Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në opozitë kishte kundërshtuar marrëveshjet për energjinë, arsyetoi dakordimin e së martës.

“Kemi trashëguar shumë gjëra të cilat nuk kemi dashur. Po e bëjmë më të mirën me krejt çfarë dimë dhe mundemi me atë çfarë kemi trashëguar. Pra, pas 20 viteve po e ndalim një padrejtësi dhe gjakderdhje financiare në atë pjesë të vendit dhe po e përfundojmë një problematikë në sektorin e energjisë”, tha kryeministri Kurti.

Por, partitë opozitare e akuzuan atë për siç thanë standarde të dyfishta në qasjen ndaj marrëveshjeve me Serbinë.

“Është kundërthënie politike dhe nuk mund të sillesh as mish as peshk, ose e mirë ose e ligë dhe ose është trashëgimi ose është meritë e jotja, dyjat nuk janë, dhe nëse është dëm dhe nuk ëshstë vazhdimësi atëherë pse na e sjelle “Elektroseverin” në Kosovë të cilën e ke kundërshtuar para katër vite këtu në foltore. Për neve marrëveshja është e tillë, e njejtë, siç ka qenë e mirë atëherë është e mirë edhe tani prandaj edhe të mbështesim, e kuptojmë, po shtrihet sovraniteti në veri”, tha kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Dilema ime është kjo, pse kur të tjerët e bëjnë ose jetojnë në realitet në minimum për të nxjerrë maksimumin para jush është tradhti kombëtare e pse në rastin e juaj është e drejtë, a mundeni me na dhënë një shpjegim”, tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Minimumi njerëzor, intelektual, politik she qytetarë i imi dhe secilit prej jush por veçanërisht kryeministrit si bartës institucional sot do të ishte të kërkohej falje për gjithë këtë periudhë, për gjithë këto protesta, greva, denigrime për të gjithë katrahurë dhjetë vjeçare që i është bërë këtij institucioni që sot jemi në emër të marrëveshjes, në emër të tradhtisë në sektorin energjetikë”, the deputeti Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Unë nuk kam ndryshuar as koncept, as qëllime dhe as qëndrime mirëpo kam metoda të cilët për konceptin dhe qëllimin e njëjtë bëj më të mirën e mundshme në kohën që është e ngopur me trashëgimi të mbrapshtë”, tha kryeministri Kurti. Kryeministri Kurti tha se me zbatimin e marrëveshjes për energjinë do të kursehen dhjetëra miliona euro në vit që paguhen çdo vjet për energjinë e shpenzuar elektrike në veriun e Kosovës. Që nga përfundimi i luftës së vitit 1999, banorët Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviçit në veriun e Kosovës nuk i paguajnë faturat e energjisë elektrike. Deri në vitin 2017, shpenzimet e energjisë në atë zonë janë mbuluar nga faturat e qytetarëve në pjesën tjetër të Kosovës, ndërsa nga 2017, paguhen përmes buxhetit të Kosovës./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit