-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e “pilotit” në Kurbin, autori u hakmor për ofendimin në qendër të fshatit

Kryesoret

Rakip Rroli, i njohur ndryshe si “piloti” u vra në dhjetor të 2021 nga Llej Lika dhe Klaudio Gjexhaj me pretendimin për hakmarrje.

Të përfshirë në çështje kanë qenë dhe babait të Llej Likës, Skënder Likës, David Gega, një minoren, këta të dy akuzoheshin nga prokuroria për mos kallëzim krimi dhe përkrahje të autorit.

Hetimet për çështjen janë mbyllur sot nga Prokuroria e Kurbinit, e cila ka dërguar për gjykimi vetëm dy autorët.

Llej Lika ka pranuar se ka qëlluar ndaj “piloti” dy herë, në fshatin ku të dy këta banonin, Sanxhak të Kurbinit. Ai ka deklaruar para prokurorit se u hakmor pas rrahjes që viktima i kishte bërë në korrik në qendër të fshatit.

Ai së bashku me Gjexhajn kishin orë të tëra që e ruanin viktimën nga makina Bent dhe në momentin që ky i fundit ka dal nga shtëpia e kanë qëlluar. Më pas Lika ka shkuar në qendër të fshatit për të treguar se u hakmor dhe ka zbrazur kallashnikovin në ajër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit