Gazmor Maxhari, babai i Griseld Maxharit, i cili u vu në pranga ditën e sotme nga policia, pasi akuzohet si një prej autorëve të atentati ku mbeti i plagosur Johan Muçllari, ka rrëzuar pretendimet e prokurorisë që djali i tij të jetë autori i ngjarjes.
Maxhari është shprehur për mediat se djali i tij ka ndërhyrë për të shuar konfliktin me djalin e biznesmenit nga Pogradeci që zotëron Hotel “Voloreka”.
“E vërteta e djalit tim qëndron këtu, se atë prokuroria dhe policia e Pogradecit e kanë akuzuar si autor të ngjarjes të ndodhur para disa muajsh. Lidhur me këtë ngjarje unë si babai i tij di të them që djali im nuk është një nga autorët e kësaj ngjarje.
Roli i djalit tim atë ditë në këtë ngjarje ka qënë pasi kanë dalë shëtitje me mamin, është konfliktuar me palën tjetër, jo djali im sepse ai ka qënë shoqërues i atij dhe kaq ka qënë ai për momentin, thjesht shoqërues.
Po kjo është e vërtetë sepse ai nuk është autor i kësaj ngjarje, ai koinçidoi në këtë ngjarje dhe mesa di unë sipas komunikimit që ka patur kohët e fundit, ai ka ndërhyrë për të shojtur sherrin që kanë patur palët midis tyre. Për të parandaluar një ngjarje që mund të degradonte edhe më shumë.
Sot mbi djalin tim akuza e prokurorisë dhe policisë është si autor në këtë ngjarje. Po akuzohet si autor në vrasje mbetur në tentativë edhe të tjera, djali tim sipas dëshmitareve që ka qënë në vendngjarje, djali im thjesht ka marrë pjesë për të shojtur zjarrin dhe për të shojtur këtë sherr.
Djali im siç ndodhi ngjarja nga frika për këtë ngjarje bile për një moment u largua nga sherri atje dhe pastaj është afruar përsëri për të shojtur ngjarjen dhe u largua nga frika. Kohët e fundit unë kam komunikuar me djalin, se nuk e dija çbënte nga ishte kam arritur ta bind edhe ai vetë u bind dhe u ndërgjegjësua dhë së bashku me avokatim prezent kam bërë dorzimin e djalit në 24.
Unë sot jam shumë i indinjuar se në të gjitha mediat kam dëgjuar se është kapur një nga autorët e ngjarjes duke me ditur që unë e kam dorzuar vetë,unë kam dhe dokument që tregon se ky shtetas është dorzuar në prani të avokatit dhe prindit të tij.
Djali im nk është autor por thjesht shoqërues i personit në fjalë,me palën tjetër skemi patur asnjë konflikt.
Është edhe një dëshmitar me palën tjetër dhe mesa di unë djali ka ndërhyrë vetëm që palët mos ziheshin.
Unë kam besim te drejtësia, djali të marrë përsipër fjalët që ka bërë dhe të zbardhet e vërteta e djalit tim”, është shprehur ai.