Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon dhe akuzon se qeveria e Edi Ramës i ka dhënë biznesmenit Pëllumb Salillari tenderin me vlerë prej 11.4 milionë euro, pa garë për mirëmbajtjen e rrugëve të jugut. Salillari, thotë kryetari i PD-së, duket se ka aksione të përbashkëta me Ramën.
“Rama-Balluku ndajnë me Salillarin dhe Salillarët e tyre 333 milionë euro tendera me një ofertë! Të dashur miq, këto ditë Salillari, në një akt të mirëfilltë korruptiv, fitoi si afertues i vetëm dhe me 99,99% të vlerës tenderin prej 11,4 milionë euro, për mirëmbajtjen e rrugëve të jugut! Salillari u be i famshëm në Janar të vitit 2021, me shembjen e rrugës së Borshit, pas keqndërtimit prej tij të kësaj rruge.
Ai ishte ndërtuesi i rrugëve me çarje të mëdha në aksin Çorovodë-Përmet, e rindërtuar po nga ‘Salillari’, ku rruga e përfunduar pak kohë ka dëmtime serioze të bazamentit, siç shihet nga pamjet. E njëjta gjë është në aksin, që mirëmbahet pikërisht nga ‘Salillari’ Vlorë-Orikum, i cili ka pësuar dëmtime të shumta në kilometrin e 7-të të tij dhe janë vetë banorët që shprehin shqetësimin.
Por Salillari duket se ka aksione të përbashkëta me Ramën, i cili personalisht dhe direkt i bënë avokatin e tij ndaj dhe ai vazhdon të fitoj tendera me 99.9% si ofertues i vetëm. Kësaj i thonë vjedhje dhe vetëm vjedhje me firmë qeveritare” shkruan ai.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e cilëson batërdi dhe kërkon ndërhyrjen e SPAK-ut. “Badërdi dhe vjedhje diten per diell me parate e shqiptareve, SPAK vepro! Nuk ka te ndalur grabitja e terbuar e taksave te shqiptareve nga qeveria dhe klientet e saj.
Tenderi i mirembajtjes se rrugeve te jugut jepet me 99.99% te çmimit. Vjedhje me shume se kaq hapur nuk ka se ku te veje. Se ne çfare derexheje eshte niveli i rrugeve dhe mirmbajtja e tyre te gjithe e shohin perdite.
Qeveria, qe nuk jep asnje lek kompesim per cmimin e naftes, apo vajit dhe bukes per qytetaret, i dhuron klienteve te saj tendera me 99.99% te cmimit dhe dhjetra milion euro.
Por si te mos mjaftoje kjo miliarda leke vazhdon te grabise qeveria permes klienteve te saj te perhershem. Ne do ti drejtohemi SPAK-ut dhe do perdorim çdo mekanizem parlamentar dhe politik qe keto skadale kaq te renda te denohen dhe te marrin fund keto vjedhje gjigande te mundit e djerses se shqiptareve” shkruan ai.