-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E spiunuan” në polici, beratasi kapet duke shpërndarë drogë

Kryesoret

Një 43-vjeçar nga berati ka rënë në pranga të policisë, pasi është kapur në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike.

Ai e kishte ndarë sasi në doza gati për shitje. Pas kapjes në flagrancë, policia i ka kontrolluar shtëpinë dhe ka gjetur sasi të tjera kanabis.

Njoftimi i policisë

Shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, vihet në pranga 43-vjeçari.

Sekuestrohen dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, në qytetin e Beratit, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij. Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E.D., 43 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit