Cristiano Ronaldo dhe Armando Broja janë dy nga futbollistët më të përfolur gjatë kësaj meraktoje vere. Megjithatë, rrugët mund t’i çojnë të dy futbollistët në të njëjtin ekip, të paktën sipas raportive të fundit të mediave Angleze.
Portugezi është ende i përkushtuar ndaj Manchester United, por dështimi i klubit për t’u kualifikuar në Champions League, së bashku me problemet në tregun e transferimeve, e bëjnë Ronaldon të mendojë.
Të shtunën në mbrëmje, The Athletic dha lajmin se pronari i ri i Chelsea, Todd Boly u takua me agjentin Jorge Mendes në Portugali javën e kaluar. Vihet re se ndër temat e diskutuara ishte situata e Cristiano Ronaldos dhe ideja e transferimit të tij të mundshëm te Chelsea. Kontrata aktuale e Cristiano Ronaldos me Manchester United është edhe për një sezon. Ai ka mundësinë e zgjatjes për një vit.
Nëse Ronaldo do të kalonte në Londër dhe Broja do të binte Tuchel, atëherë Chelsea do të kishte një dyshe sulmuesi për t’u pasur zili për sezonin e ardhshëm, me një shqiptar në krye dhe një nga lojtarët më të mirë në botë si Ronaldo.