-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lidhja mes raportit të SHISH dhe “shuplakës” së Ramës kundër BE-së

Kryesoret

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama “shkundi” Brukselin me akuza, fyerje dhe ofendime për shkak të dështimit të hapjes së negociatave. I pari i qeverisë së Shqipërisë, madje shkoi shumë larg duke e akuzuar BE-në si të paaftë. “Në Shqipëri, shqiptarët janë të atashuar në mënyrë religjioze me Bashkimin Europian.

Pra, të shohësh te Bashkimi Europian që është i paaftë të çlirojë dy pengje si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nga Bullgaria, natyrisht nuk lë në një mbresë të mirë dhe në këtë drejtim, po ishte një ditë historike, por historike në sensin negativ, për aq sa ka të bëjë më Ballkanin Perëndimor” tha ai.

Reagimet ishin të shumta, jo vetëm nga opozita në Shqipëri për diskursin e përdorur nga kryeministri, që mund të sillte pasoja, por edhe nga vetë Bullgaria që i kërkoi të rregullonte fjalorin.

Vetë Rama me justifikimin se gjithçka po e bën për integrimin e vendit të tij, u tha bullgarëve se kishin dy rrugë; ose ta duronin ose të hiqnin veton sikur ndodhi, por problemi nuk u zgjidh. Një ditë më pas, SHISH publikoi një raport për veprimtarinë e vitit të fundit, mes agjentëve dhe kundërzbulimit.

Në raport theksohet se qenia e Shqipërisë pjesë e Aleancës, pozicionimi i qartë pro-perëndimor, roli aktiv që luan në rajon e më gjerë e kanë shndërruar në një objektiv të politikës së jashtme të aktorëve të tretë, të cilët synojnë destabilizimin e sigurisë rajonale, nëpërmjet cenimit të kohezionit social dhe etnik, instrumentalizimit të faktorëve nacionalistë në rajon, përdorimit të propagandës dhe dezinformacionit, rritjes së influencës malinje etj. Por si veprojnë agjenturat e huaja në Shqipëri dhe roli kundër BE-së? Për këtë SHISH sjell një shembull duke u ndalur te propaganda dhe fjalët.

Lidhur me zgjerimin e BE-së, propaganda dashakeqe e portretizon BE-në si organizatë të dobët, joefikase dhe të paaftë për të sjellë zhvillim në rajon. Narrativa të tilla amplifikojnë nacionalizmat dhe mbështesin aktorë dhe faktorë destabilizues rajonalë, ndikojnë në perceptimin e publikut, por edhe te vendet skeptike, për ecurinë e vendeve të rajonit në proceset euro-integruese” thuhet në raport.

Në këtë pikë, ka një të përbashkët mes akuzave të Edi Ramës dhe propagandës së vendeve dashakeqe që e portretizojnë BE-në si organizatë të dobët, që është fjala “e paaftë”.

Fjala e Edi Ramës në Bruksel

Kështu e përshkroi Edi Rama situatën ku ndodhet BE aktualisht dhe kështu sipas SHISH-it, përpiqen ta portretizojnë vendet jo miqësore unionin për të ndikuar në perceptimin e publikut.

Raporti i SHISH

Gjithsesi, synimi nuk është për të shkuar aq larg sa të gjejmë lidhje mes tyre, por për t’i kujtuar kryeministrit që duhet të jetë më i kujdesshëm me gjuhën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit