Një 67-vjeçar është raportuar i zhdukur 2 ditë më parë nga djali i tij. Ditën e sotme policia ka gjetur trupin e pajetë në një rezervuar në Përrenjas, në vendin ku banonte i moshuari.
“Paraprakisht kishte bërë kallëzim djali i tij, për largimin nga banesa të 67-vjeçarit. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera;” ka njoftuar policia.
Ende mbetet e paqartë nëse 67-vjeçari ka tentuar vetëvrasjen apo ka qenë një aksident që i ka marrë jetë.