Ergys Dashi, 32 vjeç u vra në në 22 janar të këtij viti nga një person që ka hyrë brenda lokalit me synimin për të ekzekutuar Ergys Dashin, ndërsa tjetri e priste jashtë me motor për ta larguar. Autori mbante një buqetë me lule në duar, për t’u ruajtur nga kamerat e sigurisë së barit, dhe teksa i është afruar me vrap tavolinës ku ndodhej Dashi ka nxjerrë armë dhe ka qëlluar për vdekje durrsakun.
Gjatë hetimeve të bëra nga prokuroria italiane në bashkëpunim me atë sllovene ka rezultuar se një rrjet droge i drejtuar Ergys Dashi po kontrabandonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt vendeve evropiane.
Ergys Dashi është ndihmuar nga një tjetër shqiptar, i cili ndodhej në burg, si edhe nga partnerja e tij nga zona e Izolës. Ajo ishte përgjegjëse për mbështetjen logjistike dhe prokurimin e automjeteve me targa sllovene.
Ata arrestuan 11 të dyshuar dhe sekuestruan disa kilogramë kokainë dhe kanabis dhe mbi 60.000 euro para të gatshme.
Ergys Dashi kishte lidhje me Plarent Dervishaj. Dervishaj ka qenë i akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit, dhe njihet për lidhjet mes bosëve të drogës në Amerikën Latine dhe kishte lidhje shumë të forta me Ndraghetën.