-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Brukseli po luan me Ballkanin, prandaj e “hapëm”

Kryesoret

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nënvizoi se duke parë “lojërat” e bllokut me zgjerimin nisma e “Ballkanit të Hapur” bëhet edhe më e fortë. “Jemi ngopur me lojërat e bashkimit evropian. Për këtë arsye “Ballkani i Hapur” është shumë i rëndësishëm dhe prandaj  unë e promovoj atë me kaq pasion. Unë i mbështeta vëllezërit dhe miqtë tanë, të cilët kishin pritshmëri të mëdha, por nuk u plotësuan.

E kam fjalën në radhë të parë për maqedonasit, të cilët prisnin miratimin nga Parlamenti bullgar. Maqedonia e Veriut është kandidate për anëtarësim në BE për 17 vjet, dhe Shqipëria për tetë vjet, dhe të dyja nuk morën një datë për anëtarësimin në BE. Në Samitin e Brukselit, Ballkani Perëndimor nuk ishte një temë thelbësore, por tema kryesore ishte Ukraina” tha ai.

Në lidhje me refuzimin e Serbisë për të vendosur sanksione ndëshkuese ndaj Moskës, Vuçiç tha se Beogradi po përballet me presione të mëdha. “Pozicioni i Serbisë është shumë i vështirë në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës, sepse BE-ja ka zgjedhur anën në konfliktin Rusi – Ukrainë.

Shumica e vendeve janë në luftë me Rusinë  duke dërguar sasi të mëdha armësh në Ukrainë. Nuk ishte e lehtë të dëgjojë krerë të shumtë shtetesh se Serbia duhet të harmonizohet me masat kufizuese kundër Rusisë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit