Kabina elektrike në afërsi të zonës historike të qytetit të Vlorës, është përfshirë këtë të dielë nga flakët.
Mësohet se zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po përpiqen të shuajnë zjarrin.
Nga zjarri zona historike e Vlorës ka mbetur pa energji. Deri më tani nuk ka persona të lënduar.