Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Vlorë. Policia bën me dije se 69-vjeçari ka ndërruar jetë.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.