Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një foshnje pesë muajshe është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e së premtes (24/6) në Çikago, SHBA.
Sipas medieve të huaja, foshnja ndodhej në sediljen e pasme të një makinë në momentin tragjik, kur u qëllua nga arma e zjarrit.
Mësohet se autori e qëlloi foshnjën nga një makinë tjetër.
Për fat të keq foshnja ka ndërruar jetë në spital.
Nga ngjarja e përgjakshme ka mbetur i plagosur edhe një 41 -vjeçar , i cili udhëtonte në një mjet tjetër.
Sipas policisë së Çikagos, 41-vjeçari ka marrë një plumb pranë syrit.
Deri ma tani nuk ka asnjë të arrestuar. Megjithatë mediat i bëjnë apel autorit të dorëzohet për të shpëtuar ndërgjegjen.









