Sot është një ditë e zezë për Ylli Limanin. Një ndër miqtë e tij më të mirë është ndarë nga jeta në moshë të re.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë këngëtari, me anë të një postimi në rrjete sociale.
“S’po m’besohet. Rroni jone, shkove shume herët… Shpirti yt i mire u prehtë ne paqe, e ishalla s’ki ma dhimbje. E di qe prape kena mu pa, me kesh, me nejt, me bo hajgare, edhe une me t’nguc per shijet e tua muzikore. Gjithë ki me u mbajt ne mend si njeriu qe ka bo drite n’cdo dhome qe ka hy…
Rronay, shoku jone, you will forever be missed”, ka shkruar Ylli me dhimbje.