Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Laç.
Tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën në afërsi të fshatit Markatomaj.
Si pasojë e aksidentit, janë plagosur 3 persona ku mësohet se dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.