DEA amerikane do të hapë një pikë kontakti në Tiranë.
Nisur nga “lumi” i kokainës që po zbarkon në portin e Durrësit dhe jo vetëm, amerikanët kanë vendosur që zbarkojnë vetë në Shqipëri për të ndjekur operacionet, pasi e cilësojnë vendin tonë si nyje në Ballkan dhe jo vetëm.
Padyshim që ky është një lajm i mirë për autoritetet shqiptare në luftën kundër drogës dhe i keq për krimin dhe politikanët apo biznesmenët e lidhur me rrjetet e trafikut.
Vetëm në vitin e fundit janë disa ngarkesat e kapura në Durrës që vinin nga Ekuadori apo Kolumbia.