-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejt BE-së, kapet trafikanti që po kalonte sirianët për në Mal të Zi

Kryesoret

Një i ri nga Shkodra është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë nga vendet e Lindjes për në Mal të Zi kundrejt shpërblimit për trafikun.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 26”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.  

Operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6.

Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm. 

Procedohen penalisht edhe 6 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte emigrantë, nga Tirana në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e tyre në Mal të Zi, me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 26”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.  

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. U., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të Casa Italia-s, duke transportuar me një automjet, 6 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar transportimin nga Tirana në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e tyre në Mal të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.  

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 6 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. 

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna hetimore për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal” mbyllet njoftimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit