Kjo e hënë ka nisur me tragjedi, një makinë ka rënë në lumin Osum në Berat ku nëna së bashku me të birin kanë humbur jetën. Shkak i aksidentit mësohet të ketë qenë një parakalim i gabuar i 25-vjeçares, e cila ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë nga ura.
Por ky nuk ishte aksidenti i parë. Në orët e para të mëngjesit një aksident tjetër me pasojë vdekje është regjistruar në Vlorë, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një motor.
Pak orë më vonë dy fëmijë në Tepelenë janë përplasur nga një makinë, fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se shoferi ka qenë me shpejtësi tej normës së lejuar dhe nuk i ka parë fëmijët.