-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Paketë për oligarkët, jo qytetarët, Vasili: Akti bie erë, sa miliona euro do u jepni?

Kryesoret

N/kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka kundërshtuar aktin normativ të qeverisë që parashikon kompensimin e kompanive të ndërtimit për rritjen e kostove të materialeve të ndërtimit. Ai tha në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë se drafti ka shumë paqartësi dhe pikëpyetje duke nisur nga shuma që do të jepet deri te numri i punëtorëve që prek.

Ne po diskutojmë për diçka që nuk ka faturë financiare. Edhe sikur të thuhet me gojë nuk e njoh, pasi duhet të shoqëronte relacionin shpjegues. Kjo është fakt i kryer. Së dyti, këtu flitet për artikuj të specifikuar, përse nuk liston, që ka është rritur kaq, ka kaq apo aq masën, jo të gjitha çmimet kanë lëvizur njëlloj. E treta, unë e di që ka efekt pozitiv për punësimin, por ne nuk mund të flasim këtu për punësimin e të gjithë shqiptarëve.

Sa krah pune afekton ky akt normativ, pasi nuk rimburson tërë shqiptarët? Duhet të jetë relacioni, është kaq numri i kontratave dhe kaq është numri i punëtorëve që përfitojnë. Ka edhe një pyetje tjetër, që ka edhe kontrata që nuk kanë bërë asnjë punë, që nuk kanë filluar fare. Këta e kanë ditur këtë që do të ndodhë? Nëse ekziston kjo, që qeveria dhe kompanitë janë një, kjo bie erë? Pse mos të kenë vazhduar punën?” tha ai.

Nga Akti mund të përfitojnë shumë mirë kompani që kanë vonuar punimet, ose nënkontraktorët e operatorëve që kanë fituar tendera publikë. Akti Normativ i qeverisë parashikon kompensimin në masën 5 deri 30% të materialeve të ndërtimit për kompanitë e angazhuara në vepra publike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit