Një 35-vjeçare shqiptare ndërroi jetë në Itali si pasojë e një aksidenti. Viktima është Matilda Hidri. Aksidenti ndodhi në Genoa. Makina e saj u përplas “kokë më kokë” me një tjetër mjet.
Në aksident u përfshinë një “BMW” që drejtohej nga 35-vjeçarja dhe një fuoristradë tip “Volvo” që drejtohej nga 46-vjeçari italian Giuseppe Garavaglia.
Nga përplasja e mbetën të vdekur në vend të dy drejtuesit e mjeteve. Tre persona të tjerë mbetën të plagosur nga ky aksident, një fëmijë 4 vjeç, një grua 34-vjeçare dhe një 35-vjeçar.
Hidri ishte e martuar dhe nënë e një djali 10-vjeçar. Ata kishin një biznes, piceri që e kishin hapur në maj të këtij viti.