Autoritetet lokale të zonës së Kremenchuk kanë raportuar se 10 persona kanë humbur jetën deri më tani nga sulmi me raketa në qendrën tregtare.
Sipas tyre, numri i viktimave pritet të rritet pasi raportojnë se brenda godinës kishte mbi 1000 persona.
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet nga qendra tregtare e cila ka shpërthyer në flakë teksa qytetarët vrapojnë për t’u larguar.
Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar OKB e cila e konsideron një akt të tmerrshëm. “Çdo strukturë civile, ku përfshihen dhe qendrat tregtare, nuk duhet të shënjestrohen nga sulmet e Rusisë” – tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Duarric.
Këtë sulm e ka dënuar dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
“NJë sulm i tillë tregon edhe njëherë mizorinë dhe barbarizmat e Rusisë në Ukrainë” – tha Johnson.