Polica e Kosovës ka bëtë të mundur kapjen e 7 emigrantëve të cilët u futën ilegalisht në Kosovë.
“Një person i dyshuar, shtetas kosovar, është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar edhe Policia Kufitare në Vërmicë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ndërsa lidhur me këtë janë njoftuar të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe është kontaktuar prokurori kujdestar dhe është marrë rekomandimi që rasti të adresohet në kompetencë të Njësitit të Migrimit për trajtim të mëtejmë të rastit sipas ligjeve në fuqi.