-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“U rrëzova”! Hajduti bën “lëmsh” policinë: Më ndoqën dhe më qëlluan me breshëri

Kryesoret

Një person është arrestuar në Peqin, pasi fillimisht u paraqit për ndihmë në spital dhe deklaroi se ishte rrëzuar më pas ka dhënë një tjetër version duke theksuar se e kishin qëlluar. Në fund, policia thotë se i riu është hajdut.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”.

Ditën e djeshme është paraqitur i dëmtuar në spital shtetasi D. K., i cili fillimisht ka deklaruar se ishte dëmtuar në krah pasi ishte rrëzuar.

Më pas, 22-vjeçari ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë duke drejtuar mjetin, e kishin qëlluar me armë zjarri nga një automjet i paidentifikuar, në autostradë, por pa përcaktuar një vend specifik.

Nga veprimet hetimore dhe këqyrja e vendit të dyshuar të ngjarjes ka rezultuar se shtetasi D. K. ka dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje” deklaron policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit