-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U “tradhtuan” nga Dumani, gjykata lë në burg 8 shokët

Kryesoret

Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg 8 “shokët” të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit.

Ata u kapën gjatë aksionit të “Plumbit të Artë”, pas dëshmive të Dumanit, ku ai ka rrëfyer krimet e implikuar të 8 personave të tjetër.

Të mbeturit në burg janë  Ilirian Feçi, Fatos Gosa (Tos Gosa), Elvis Koçi (Çaushllari), Adrian Uzuni, Altin Ndoci, Petrit Qoli, Agron Qoli, Gentian Sharra.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 27.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen nr. 24, datë 20.06.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal”, në ngarkim të personave nën hetim I.F., F.G. (T.G.), E.K. (Ç.), A.U., A.N., P.Q., A.Q., G.Sh., ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka, vendosi:
1. Miratimin e vendimit nr. 42, datë 17.05.2022 dhe vendimit nr. 48, datë 21.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim F.G. (T.G.), E.K. (Ç.), A.U., A.N., P.Q., A.Q., G.Sh.
2. Miratimin e vendimit nr. 48, datë 21.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim I.F.
3. Ndalimin e publikimit të vendimit në referim të nenit 103 të K.Pr.Penale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit