-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet njeriu që “mbushi” Tiranën me dollarë fals

Kryesoret

Dy muaj pasi u kapën tre shokët, sot është arrestuar nga policia në Tiranë organizatori i grupit që falsifikonte dollarë dhe i hidhte në qarkullim në kryeqytet dhe qytete të tjera të vendit. Ai është Leone Duka 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë po për falsifikim.

“Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “50 Dollars”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë.

Operacioni, në vijim të operacionit të koduar “50 Dollars”, i zhvilluar rreth 2 muaj më parë, gjatë të cilit u vunë në pranga 3 shtetas që hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.  

Vihet në pranga organizatori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.

Sekuestrohen sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 dollarë, të dyshuara të falsifikuara, dhe një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të operacionit të koduar “50 Dollars”, i zhvilluar në muajin prill, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të monedhave, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “50 Dollars”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit: 

– L. D., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është organizatori i një grupi personash që ka hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytetin e Korçës, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë operacionit “50 Dollars”, i zhvilluar rreth 2 muaj më parë, janë arrestuar 3 persona, pjesë e grupit që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit L. D. i është gjetur një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të prerjes 50 dollarë, të dyshuara të falsifikuara, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që ai përdorte.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale” deklaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit