Presidenti i SHBA Joe Biden, ka planifikuar të udhëtojë në Spanjë për Samitin e NATO-s që pritet të fokusohet. Ky samit ka në fokus pushtimin e vazhdueshëm rus të Ukrainës, ndërsa vjen menjëherë pas përfundimit të takimeve përfundimtare me udhëheqësit e G7 në Gjermani.
“Pas takimit të së martës në mëngjes me kancelarin Olaf Scholz të Gjermanisë, Presidentin Emmanuel Macron të Francës dhe kryeministrin Boris Johnson të Mbretërisë së Bashkuar në margjinat e G7, Biden do të shkojë në Madrid.”, shkruajnë mediat e huaja.
Udhëheqësit që marrin pjesë në samitin e NATO-s pritet të miratojnë një “koncept strategjik” të ri që përshkruan synimet e aleancës së mbrojtjes për dekadën e ardhshme.