-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fermerët nuk kanë treg, Rama “lan duart”: Vetë e keni fajin, nuk dini si t’i shisni

Kryesoret

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi me ekspertët shqiptarë e të huaj, fermerët, agropërpunuesit dhe përfaqësues nga Shërbimi i Këshillimit dhe Qendrat, deklaroi se fermerët duhet të mësojnë nga njeri-tjetri.

Rama foli për qershitë, që fermerëve iu mbeten pashitur, ai ngre pyetjen se përse njëri shet dhe tjetri jo, kur operojnë në të njëjtin terren dhe me të njëjtën krizë.

Rama tha se nuk është problemi të subvencionet që kërkojnë të qeveria, por te financimi i suksesshëm. Sipas Ramës fermerët duhet të shkojnë tek ata më të suksesshmit dhe t marrin nga strategjitë e tyre, por një pjesë e përgjegjësisë i takon edhe Ministrisë tha kreu i qeverisë, që të ndërtojë ura komunikimi.

“Është i njëjti territor. Janë të njëjtat struktura, dobësi dhe mangësi. Ja ku janë dy realitete të ndryshme. Këtu e para ata fermerë duhet të marrin mundimin dhe të shkojnë te ata të tjerët dhe të thonë si e bëni ju këtë. Dhe e dyta i takon ministrisë që të ndërtojnë ura komunikimi për të transferuar dijen e krijuar nga njerëzit në territor. Krizën nuk e kemi krijuar ne dhe as nuk e ndalojmë dot ne. Flitet për një dimër të vështirë përpara për mungesa të mëdha. Me rritjen e çmimeve të naftës dhe energjisë”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit