Policia kufitare arriti që të gjejë një turist polak që ishte futur në det dhe nuk kishte dalë më duke sjellë reagimin e familjes që denoncoi duke kërkuar ndihmë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për kërkimet e shtetasit polak Z. K, ju informojmë se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në det, u bë e mundur gjetja e shtetasit Z. K, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet për në vendin e tij të akomodimit në Sarandë” thotë policia.